Aktorja, Olta Gixhari, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente nga nata elektrizuese në Tiranë, ku performuan emrat e njohur të muzikës elektronike – Adam Port, &ME, Rampa dhe Reznik.
Evenimenti u mbajt në ambientet magjike të Liqenit Artificial dhe mblodhi mijëra fansa nga vende të ndryshme të botës.
Olta u shfaq sensacionale me një veshje provokuese: një bluzë të shkurtë me mëngë të gjata dhe dekolte të hapur.
Ajo kombinoi veshjen me geta të zeza ngjitur pas trupit dhe çizme kaubojsh. Flokët i kishte të lëshuar, në stilin e saj karakteristik.
Në videot e publikuara, ajo shihet duke kërcyer dhe duke shijuar atmosferën energjike të natës, e shoqëruar nga mikja e saj, Sara Hoxha.
Dyshja, të njohura për miqësinë e tyre të afërt, u panë duke u argëtuar së bashku në skenën më të nxehtë të momentit në kryeqytet. /Telegrafi/