Olluri për Kurtin: U koçitë si luan para QUINT’it, ata e shohin si hajgarexhi - Gazeta Express
string(74) "olluri-per-kurtin-u-kocite-si-luan-para-quintit-ata-e-shohin-si-hajgarexhi"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2022 22:13

Olluri për Kurtin: U koçitë si luan para QUINT’it, ata e shohin si hajgarexhi

Lajme

Gazeta Express

24/03/2022 22:13

Gazetari Parim Olluri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas tij, nga vendet e QUINT’it po shihet si hajgarexhi. Thotë se Kurti po flet për sovranitetin që nuk e ka, vetëm për të shmangur nënshkrimin e Zajednicës.

Deklaratat Olluri i bëri në emisionin Pressing në T7.

Lexo Edhe:

“Në momentin kur kryeministri i Kosovës, flet për sovranitet dhe aleati kryesor ty nuk po të beson që e ki përnime për sovranitet, për mua është e dhimbshme kjo, është e frikshme se ty nuk po të beson aleati kryesor SHBA’ja”, tha Olluri.

“Ti po fol natë e ditë për sovranitet e ai është duke e ditë që ti je duke bërë hajgare se nuk e ki sovranitetin e shtetit por e ki në ‘sovranitetin personal’ dhe shmangien e nënshkrimit të Zajednicës”, shtoi ai.

“Këta po e dinë shumë mirë që z.Kurti është duke e shfrytëzuar situatën për me shty sa më shumë nënshkrimin e Zajednicës dhe në momentin kur vjen në qesi pozicioni që thotë, ky njeri që udhëheq shtetin e Kosovës, ka interesa të vetat politike dhe nuk e ka seriozisht mbrojtjen e sovranitetit, një njeri që s’ka sovranitet as në kufi, as në hapësira ajrore u koçit para vendeve të QUINT’it si luan, po ju tregon sovranitetin e Kosovës e ata janë duke të të parë si hajgarexhi”, theksoi Olluri.

“Ky është problemi bazik. Këta po i reagojnë një hajgarexhiu e po i thonë: “o jaran, ti nuk mundesh me hy në BE tu bo hajgare me neve se ti nuk je ai tipi që flet për sovranitet se ti nuk ki sovranitet as në hapësira ajërore e as në kufi”. Ata po thonë mes rreshtave: “ndalu e dëgjona ne e Amerikën dhe ne dalëngadalë ta krijojmë sovranitetin””, tha Olluri.