Sonte në Pressing po diskutohet për komunat që votojnë nesër në raundin e dytë, koalicionet dhe tubimet e fundit të partive. Në studio janë: Dukagjin Gorani, Blerim Latifi, Parim Olluri, Burim Ramadani dhe Nexhmedin Spahiu.
Olluri tha se secila prej partive do të ketë telashe me rezultatin në këto tri komuna: Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë.
Sipas tij, nëse LDK’ja nuk e fiton Prishtinën, atëherë lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku do të përballet me pakënaqësi dhe kjo do të jetë një problem i madh për lidershipin e LDK.
“Pikat kyqe janë Prizreni, Mitrovica dhe Prishtina, ku secila prej partive do të ketë telashe me rezultatin e këtyre komunave ose do t’i gëzoj rezultatin. LDK e ka jetë a vdekje Prishtinën, nëse LDK nuk mundet me mbajt Prishtinën atëherë është një problem i madh për lidershipin e LDK sepse pakënaqësitë do të rriten dhe pa Prishtinën, kryetarit Abdixhiku do t’i krijohen telashe sepse është e pafalshme”.
Sa i përket PDK’së, Ollurti thotë se duhet ta fitojë Mitrovicën ose Prizrenin.
“PDK’ja e ka jetë a vdekje Mitrovicën dhe Prizrenin. Lidershipi aktual e ka vështirë me i bind të pakënaqurit pa një fitore në Mitrovicë apo edhe Prizren. Nëse në dyja humbin, atëherë do të duhet me i dëgju muhabetet e Ramiz Lladrovci se si duhet me u qeverisë PDK”.
Ndërsa, për VV’në, Ollurti thotë se nëse nuk fiton as Prishtinën e as Mitrovicën – ku kryeministri ka qenë i pranishëm pothuajse çdo ditë – atëherë s’mund të flitet për rezultat të mirë.
“VV-ja nuk munum me llogaritë si fitore në zgjedhjet lokale, nëse nuk arrin me i fitu 1 ose 2 prej komunave prej më të madhe në Kosovë. Nëse nuk e fiton kryeqytetin ose Mitrovicën ku ke nejt natë e ditë si kryeministër atje, nuk mundesh me thon që ke pas rezultat të mirë në zgjedhjet lokale. Humbja në Mitrovicë dhe Prishtinë e VV, mendoj që rezultati i zgjedhjeve lokale mbetet jashtë propagandës së partisë VV në fushatën e ardhshme”, përfundoi Olluri.