Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për mbështetje ndaj kandidatit të PDK-së për këtë komunë, Arian Tahiri, në prag të balotazhit që do të mbahen nesër.
“Në Mitrovicë nuk jemi vetëm fqinj, miq apo bashkëpunëtorë, por jemi një familje e madhe. Si kryetar i deritashëm i Mitrovicës, ju kërkoj vetëm një gjë – nesër votoni për Arian Tahirin,” ka shkruar Hamza.
Ai e ka vlerësuar Tahirin si “djalin e Mitrovicës që e bëri fushatën me zemra qytetare”, duke shtuar se qyteti duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit me të në krye.
“Mitrovica duhet ta vazhdojë rrugën e saj me kryetarin Arian Tahirin. Kur fiton Arian Tahiri, fiton Mitrovica,” ka përfunduar Hamza.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...