Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, brendi francez i veshjeve për fëmijë Okaïdi – pjesë e Albi Group, ka shpërndarë dhurata për fëmijët e SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë. Kjo nismë ka për qëllim të sjellë atmosferë festive dhe të shënojë një fillim sa më të bukur e motivues për vitin e ri shkollor.
Okaïdi gjithmonë synon të jetë pranë fëmijëve dhe të kontribuojë pozitivisht në përvojën e tyre të përditshme. Me këtë aktivitet, dëshirojmë të shënojmë së bashku fillimin e një kapitulli të ri, duke i inkurajuar fëmijët të ndjekin me pasion dhe energji rrugën e tyre shkollore.
Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të Okaïdi për të mbështetur iniciativat që lidhen me fëmijët dhe edukimin, duke vendosur gjithmonë në qendër rëndësinë e zhvillimit të tyre.