O’Flaherty alarmon: Falja e policëve të përfshirë në dhunë ndaj studentëv, rrezikon rëndë sundimin e ligjit në Serbi - Gazeta Express
string(113) "oflaherty-alarmon-falja-e-policeve-te-perfshire-ne-dhune-ndaj-studentev-rrezikon-rende-sundimin-e-ligjit-ne-serbi"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2026 7:00

O’Flaherty alarmon: Falja e policëve të përfshirë në dhunë ndaj studentëv, rrezikon rëndë sundimin e ligjit në Serbi

Lajme

Gazeta Express

11/06/2026 7:00

Komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Evropës, Michael O’Flaherty, ka shprehur shqetësim lidhur me raportimet se procedurat penale për sjellje të rënda të pahijshme të policisë ndaj një studenteje gjatë protestave në Beograd në korrik të vitit 2025 mund të ndërpriten përmes mekanizmit të ndjekjes së shtyrë penale.

Në një postim në rrjetin social X, O’Flaherty theksoi se ndërprerja e procedurave penale në raste të tilla rrezikon të minojë më tej besimin e qytetarëve në organet e rendit dhe të forcojë klimën e pandëshkueshmërisë.

Ai bëri thirrje për hetime efektive, ndjekje penale dhe, kur është e nevojshme, vendosjen e masave ndëshkuese që do të kenë efekt parandalues ndaj keqpërdorimeve policore gjatë protestave në Serbia.

“Jam i shqetësuar nga raportimet se procedurat penale për sjellje të rënda të pahijshme të policisë ndaj një studenteje gjatë protestave në Beograd në korrik 2025 mund të ndalen përmes ndjekjes së shtyrë penale”, shkroi ai.

Sipas tij, një veprim i tillë do të dëmtonte përpjekjet për llogaridhënie dhe sundim të ligjit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement