Haziri: LDK-ja e ka kandidaten për presidente, nuk kalkulon me emra të tjerë - Gazeta Express
string(74) "haziri-ldk-ja-e-ka-kandidaten-per-presidente-nuk-kalkulon-me-emra-te-tjere"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2026 8:19

Haziri: LDK-ja e ka kandidaten për presidente, nuk kalkulon me emra të tjerë

Lajme

Gazeta Express

11/06/2026 8:19

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij mbetet e vendosur në mbështetjen e Vjosa Osmanit për postin e presidentes së Kosovës dhe nuk po shqyrton alternativa të tjera.

Në një prononcim për Kallxo.com, Haziri tha se LDK-ja tashmë e ka nominuar kandidaten e saj përmes procesit të rregullt zgjedhor dhe është e gatshme të diskutojë për këtë çështje në çdo kohë.

“Ne e kemi kandidaten. E kemi nxjerrë në proces zgjedhor të rregullt. Nominimi ka qenë publik. Në çdo kohë që bisedohet për këtë çështje, LDK është e gatshme”, tha Haziri.

I pyetur se si do të vepronte LDK-ja në rast se emri i Osmanit nuk do të pranonte mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje, ai theksoi se partia nuk po mendon për emra të rinj.

Po ashtu, Haziri përjashtoi mundësinë që LDK-ja të tërhiqet nga kandidatura e Osmanit në favor të një figure konsensuale, duke u shprehur shkurt: “Ne nuk njihemi për çështje të tilla”.

Osmani e cila menjëherë pas përmbylljes së procesit zgjedhor deklaroi se “LVV-ja nuk ka asnjë arsye mos ta propozojë për presidente”, të nesërmen tha se “nuk do të jetë pengesë për krijimin e institucioneve të reja.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement