string(52) "objekte-misterioze-ndricojne-qiellin-mbi-kaliforni-2"

Mistere

Gazeta Express

03/04/2024 21:54

Objekte misterioze ndriçojnë qiellin mbi Kaliforni

Mistere

Gazeta Express

03/04/2024 21:54

Banorët në jug të Kalifornisë mbetën të habitur nga një pamje misterioze, ku disa objekte me vija ndriçuan qiellin gjatë natës.

‘Rripat’ e ndritshëm u vunë re rreth orës 1:30 të mëngjesit të së martës, transmeton Telegrafi.

Lexo Edhe:

Përdoruesit në internet raportuan se e kishin parë atë në të gjithë rajonin, nga Temecula, qarku Orange, Los Angeles dhe më gjerë.

Shumë prej tyre madje morën guximin, të japin përgjigje për origjinën e dritave që ndriçuan qiellin në Kaliforni.

Disa spekulonin se është e mundur të ketë qenë meteor apo kometë, derisa tjerët pretendonin se bëhej fjalë për pasojat e shpërthimit të raketës Falcon 9 të SpaceX që u ngrit në qiell nga Vandenberg.