Nuredin Dumani rikthehet në qeli pas dyshimeve për helmim, çfarë treguan analizat - Gazeta Express
string(80) "nuredin-dumani-rikthehet-ne-qeli-pas-dyshimeve-per-helmim-cfare-treguan-analizat"

Shqiperi

Gazeta Express

09/09/2025 11:03

Nuredin Dumani rikthehet në qeli pas dyshimeve për helmim, çfarë treguan analizat

Shqiperi

Gazeta Express

09/09/2025 11:03

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, është rikthyer në qelinë e tij që prej ditës së djeshme, pasi u dërgua me urgjencë në spital nën dyshimet për helmim. Burime pranë institucionit shëndetësor bëjnë me dije se pas kryerjes së të gjitha ekzaminimeve mjekësore, gjendja e tij shëndetësore rezulton të jetë shumë e mirë.

Sipas të njëjtave burime, gjatë kontrollit nuk është konstatuar asnjë gjurmë helmimi dhe nuk është identifikuar prania e ndonjë substance tjetër të dyshimtë në organizmin e Dumanit. Aktualisht, ai ndodhet sërish në ambientet e paraburgimit.

Ndërkohë, pritet edhe përgjigjja e një analize shtesë që po kryhet për herë të parë në mënyrë më të detajuar, me qëllim përcaktimin e saktë të shqetësimeve shëndetësore që raportoi i penduari i drejtësisë. Autoritetet po ndjekin me kujdes situatën dhe vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.