I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se strukturat e kësaj partie do të jenë pjesë e protestës që do të mbahet të dielën, më 14 shtator, në Hagë.
Krasniqi ka shkruar se procesit në Hagë po i afrohet fundit, dhe populli i Kosovës pret me besim lirimin e shpejtë të heronjve të saj.
‘‘Sot, më shumë se kurrë, kemi detyrë të qëndrojmë të bashkuar për ta mbrojtur nderin e saj dhe për të kërkuar drejtësi të barabartë për të gjithë’’, ka shkruar ai.
Postimi:
Të dielën, më 14 shtator, në Hagë, protestojmë për drejtësi.
Strukturat e PDK-së në mërgatë, aktivistë dhe qytetarë nga diaspora e nga Kosova, do të jenë aty për të ngritur zërin për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për çlirimtarët tanë që po gjykohen padrejtësisht.
Kjo protestë është thirrje për të vërtetën dhe për drejtësinë që u takon atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë.
Procesit në Hagë po i afrohet fundit, dhe populli i Kosovës pret me besim lirimin e shpejtë të heronjve të saj.
UÇK-ja ishte dhe mbetet themeli i lirisë sonë.
Sot, më shumë se kurrë, kemi detyrë të qëndrojmë të bashkuar për ta mbrojtur nderin e saj dhe për të kërkuar drejtësi të barabartë për të gjithë.
Bashkohu edhe ti për drejtësi!