Darwin Nunez është i gatshëm të largohet nga Liverpooli dhe nga Evropa në përgjithësi për ta nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite.
Sulmuesi uruguaian, i cili ishte transferuar në Premierligë në vitin 2022 për afro 75 milionë euro nga Benfica, është afër transferimit në Al Hilal, klubi nga Riyad, i cili drejtohet nga trajneri Simone Inzaghi, shkruan “Gazeta Express”.
Sipas mediave italiane, përfaqësuesi uruguaian e ka pranuar një ofertë prej 20 milionë eurosh në vit, ndërsa oferta e prezantuar për “Reds” është 53 milionë euro, por ajo sillet afro 60 milionë euro nëse i përfshirë këtu edhe bonuset.
Bisedimet tashmë janë në fazë mjaft të avancuar.
Shifra e ofruar për futbollistin e lindur në vitin 1999 është vlerësuar me kujdes të madh, së bashku me projektin teknik të propozuar nga trajneri Inzaghi.
Trajneri italian e konsideron uruguaianin si sulmuesin perfekt për ta drejtuar repartin e tij ofanziv dhe po merret edhe personalisht për ta mbyllur këtë çështje.
Pas dy sezonesh të kaluar në fanellën e Liverpoolit, me pak momente lavdie dhe shumë vështirësi për ta gjetur vazhdimësinë, Nunez kështu mund të rinis gjithçka nga Saudi Pro League, ndonëse kishte oferta edhe nga klubet evropiane.
Interesim për të ka shfaqur edhe Milani, i cili po mundohet t’ia dhurojë trajnerit Massimiliano Allegri një sulmues të qendrës. /Gazeta Express