Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për administratorin e “Bankers”, Hong Ping Xiao, dhe ish-drejtorin Leonidha Çobo.
Një nga të dyshuarat është liruar në “detyrim paraqitje” për shkak të përkujdesjes ndaj fëmijës, ndërsa për tre persona u hoq masa e ndalimit të daljes jashtë vendit.
Katër zyrtarë kinezë janë shpallur në kërkim.
Prokuroria e Fierit i akuzon për fshehje të të ardhurave, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe mosveprim të organeve tatimore. Sipas saj, kompania ka deklaruar humbje fiktive prej 11.6 miliardë lekësh, duke shmangur pagesat e tatimeve për më shumë se 500 miliardë lekë të ardhura nga nafta në 20 vite.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...