Nunci Apostolik për herë të parë në vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me Osmanin - Gazeta Express
string(79) "nunci-apostolik-per-here-te-pare-ne-vizite-zyrtare-ne-kosove-takohet-me-osmanin"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 17:33

Nunci Apostolik për herë të parë në vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me Osmanin

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 17:33

Presidentja Vjosa Osmani sot ka pritur në takim njoftues Nuncin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Republikën e Kosovës, Luigi Bianco, i cili po zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare në vendin tonë.

Osmani e ka uruar Nuncin Bianco për detyrën e re dhe shprehu bindjen se vizita e tij do të kontribuojë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.

“Duke e vlerësuar hapjen e Misionit të Kosovës në Vatikan si një arritje të rëndësishme në kuadër të marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë, Presidentja shprehu besimin se njohja e pavarësisë së Kosovës do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve gjithnjë e më të ngushta me Vatikanin.”

“Gjatë bisedës me Nuncin Apostolik,  Bianco, Presidentja Osmani rikujtoi vizitën në Vatikan dhe takimin e veçantë me Papa Françeskun e ndjerë, duke e cilësuar bisedën me të si një moment të rëndësishëm në zhvillimin marrëdhënieve miqësore dhe respektit të ndërsjellë në mes Kosovës dhe Selisë së Shenjtë. Tutje, Presidentja ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar që ta vijojë bashkëpunimin me Selinë e Shenjtë nën udhëheqjen e Papa Leos, duke u angazhuar për paqen, dialogun ndërfetar, si dhe forcimin e vlerave universale të solidaritetit dhe humanizmit.”