Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), njofton se analizat laboratorike të realizuara në ditët e fundit, rezultojnë me vlera të manganit të cilat tejkalojnë kufirin e lejuar të përqendrimit të manganit.
Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës, IKSHPK apelon tek qytetarët që furnizohen nga Fabrika e Ujit në Liqenin e Badocit që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.
“Për zonat me emrat e rrugëve dhe oraret e furnizimit me ujë të pijshëm nga autobotet, ju lutem përcjellni komunikatat nga KRU ‘Prishtina'”, thuhet në njoftim.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...