Nuk vë gjumë në sy prej 1973-it, i moshuari vietnamez: Punoj tokën nën dritën e hënës - Gazeta Express
string(83) "nuk-ve-gjume-ne-sy-prej-1973-it-i-moshuari-vietnamez-punoj-token-nen-driten-e-henes"

Nuk vë gjumë në sy prej 1973-it, i moshuari vietnamez: Punoj tokën nën dritën e hënës

Mistere

Gazeta Express

21/07/2023 22:32

Videoja e një fermeri 81-vjeçar nga Vietnami është bërë virale së fundmi. Kjo sepse i moshuari thotë se nuk ka vënë gjumë në sy që prej vitit 1973.

Thai Ngoc i cili jeton në provincën e Quang Nam ka një pagjumësi prej dekadash. Ai i kalon ditët duke u kujdesur për të mbjellat, duke rritur peshq në pellgun që ndodhet në fermën e tij në luginën Na Trang.

Lexo Edhe:

Ndryshe nga të tjerët që pushojnë kur perëndon dielli, ai punon pa u lodhur ditë e natë.

“Unë ende mund të mbaj 50 kilogramë pleh në një distancë prej 4 kilometrash nga shtëpia ime në fushë pa u ndjerë i lodhur”, thotë ai për mediat e huaja.

Sipas Ngoc, ai filloi të humbasë aftësinë e tij për të fjetur pasi kaloi një temperature të lartë në 1973-ën. Që atëherë, gjendja e tij vazhdoi e njëjtë pavarësisht se vizitave të shumta mjekësore.

Privimi i gjumit zakonisht çon në simptoma të ndryshme, duke përfshirë nervozizëm, ulje të përqendrimit dhe lodhje ekstreme. Këto simptoma përkeqësohen në rastet kur individët qëndrojnë pa gjumë për disa ditë. Rasti i Ngocit duket të jetë një anomali pasi ai ka treguar se është përshtatur jashtëzakonisht mirë me jetën pa gjumë.

“Është zhgënjyese! Çfarë sëmundjeje e veçantë?! Shoh të tjerët teksa flejnë, i kam zili. Netëve me hënë, zakonisht dal për të punuar tokën, sepse të qëndrosh ulur është e padurueshme.” Ai shtoi po ashtu se herë pas here u është drejtuar pijeve alkoolike, por as ato nuk ishin efektive për një gjumë normal.

Rasti i tij në fakt u publikua në media në vitin 2007. Asokohe, disa rrjete televizive të huaja i ofruan shuma të konsiderueshme për të dokumentuar jetën e tij të përditshme, por ai i ka refuzuar ftesat.

Në Shkurt të këtij viti, YouTuber-i Dreë Binsky kaloi një natë me Ngoc dhe vuri re se ai u përpoq të flinte rreth orës 4 të mëngjesit, por në fund dështoi.

Një teori që deri diku mund ta arsyetojë pagjumësinë e Ngocit është mundësia e çrregullimit të stresit post-traumatik që rrjedh nga Lufta e Vietnamit, gjatë së cilës Ngoc thuhet se e ka lënduar dorën.