Nuk shpallet aktgjykimi për vrasjen në Dumnicë të Podujevës, seanca caktohet për të mërkurën - Gazeta Express
string(91) "nuk-shpallet-aktgjykimi-per-vrasjen-ne-dumnice-te-podujeves-seanca-caktohet-per-te-merkuren"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 14:39

Nuk shpallet aktgjykimi për vrasjen në Dumnicë të Podujevës, seanca caktohet për të mërkurën

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 14:39

Për shkaqe objektive të anëtarit të trupit gjykues, gjykatësit Gent Beka, është shtyrë shpallja në rastin ku për vrasjen në Dumnicë të Podujevës akuzohen Besnik dhe Ilaz Salihu.

Palët lidhur me këtë shkak janë njoftuar paraprakisht, ndërsa është caktuar dita e mërkurë për shpallje të vendimit.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga zyra e gjykatësit të rastit, Alban Ajvazi.

Sipas aktakuzës, më 26 mars 2023, rreth orës 18:08, në fshatin Dumnicë e Epërme, Komuna e Podujevës, pas një mosmarrëveshjeje mes të akuzuarit Besnik Salihu dhe tani të ndjerit S.S., i akuzuari në mënyrë dinake dhe papritur iu afrua të ndjerit S.S. me qëllim që t’i merrte jetën.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari kishte shtënë me armë zjarri, duke qëlluar dy herë në kokë tani të ndjerin S.S. — një herë me pistoletë në anën e majtë të kokës dhe një herë me armë të gjatë nën mjekër — duke i shkaktuar gjakderdhje masive të jashtme trunore. Për shkak të plagëve të marra nga predhat e shkrepura në kokë, tani i ndjeri S.S. ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i akuzuari Besnik u largua nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime, i pandehuri Besnik Salihu akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”, sipas nenit 173, paragrafi 1, pika 14 të KPRK-së.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Besnik, në datën, kohën dhe vendin e përshkruar në dispozitivin e parë të kësaj akuze, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin për armët, ka poseduar një revole dhe një armë të gjatë, me të cilat ka kryer veprën penale të përmendur më lart.

I njëjti ngarkohet edhe për kryerjen e veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas nenit 366, paragrafi 1 të KPRK-së.

Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Ilaz Salihu, në vendin, kohën dhe mënyrën e përshkruar në dispozitivin e parë të kësaj aktakuze, me dashje ndihmoi vëllain e tij, të akuzuarin Besnik, duke i premtuar se do të fshehë provat e kryerjes së veprës penale.

Me këtë, i pandehuri Ilaz Salihu akuzohet për veprën penale “Ndihmë në vrasje të rëndë”, sipas nenit 173, paragrafi 1, pika 14, lidhur me nenin 33 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Advertisement
Advertisement
Advertisement