"Nuk rikthehem në Shqipëri, dua që djali im të bëhet futbollist" - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

30/03/2020 18:53

“Nuk rikthehem në Shqipëri, dua që djali im të bëhet futbollist”

Futboll

Gazeta Express

30/03/2020 18:53

Sindrit Guri ish-sulmuesi i Kukësit në Kategorinë Superiore, aktualisht pjesë e Ostendes në Belgjikë, në një lidhje live me emisionin Fan Zone në Supersport, foli për masat që janë marrë në shtetin ku ai jeton për parandalimin e COVID-19, për eksperiencën e tij të deritanishme me Ostenden, për të ardhmen si dhe për futbollin në Shqipëri.

“Në Belgjikë është mbyllur gjithçka. Mund të dalësh të shëtisësh ose të blesh diçka për në shtëpi. Këtu në Ostende është mirë se ka det, dhe unë dal për vrap. Shpresoj që djali im ta ketë në qejf futbollin dhe të vazhdojë këtë sport. Jemi munduar të stërvitemi sipas programit që na kanë dhënë.U munduam të stërviteshim, por më pas na erdhi policia dhe nuk na lejoi. Këtu nuk na ndalon njeri si në Shqipëri, por nuk na lë ajo ndërgjegjja”.

“Viti i parë këtu nuk ishte e lehtë, vitin e dytë kisha fat, që në ndeshjen e parë shënova dy gola. Shpresoj që në verë të rregullohet gjithçka dhe unë të ndryshoj në ekip. Rikthim në Shqipëri? Nuk e kam menduar, pasi kam pasur shumë oferta nga ekipe të tjera. Kurrë nuk mund të thuash kurrë, por mendoj që të provoj në Europë”.

“Këtu pritet të ndryshohet presidenca dhe do pres nga vera më pas do vendos. I kam parë ndeshjet në Kategorinë Superiore. Prisja që Kukësi të ishte dominues këtë vit, por Tirana është shkëputur dhe i ka dhënë bukuri kampionatit. Shpresoj të jetë një kampionat i bukur”, u shpreh Guri. /SS/