“Nuk përmban asnjë arsye për refuzim të çertifikimit” - Ky është vendimi i plotë i PZAP-it për Listën Serbe - Gazeta Express
string(103) "nuk-permban-asnje-arsye-per-refuzim-te-certifikimit-ky-eshte-vendimi-i-plote-i-pzap-it-per-listen-serbe"

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 7:37

“Nuk përmban asnjë arsye për refuzim të çertifikimit” – Ky është vendimi i plotë i PZAP-it për Listën Serbe

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 7:37

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dje ka marrë vendim në favor të subjektit politik Lista Serbe, duke aprovuar ankesën e këtij subjekti kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e listës së kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Me këtë vendim, PZAP e ka anuluar vendimin e KQZ-së të datës 21 gusht, në të cilin KQZ kishte refuzuar certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për shkak të vlerësimit se disa kandidatë nuk i përmbushnin kriteret ligjore për të qenë pjesë e garës zgjedhore.

Sipas arsyetimit të PZAP, vendimi i KQZ-së nuk ka qenë i bazuar në mënyrë të duhur në ligj dhe nuk është dëshmuar bindshëm që kandidatët në fjalë janë në kundërshtim me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili përcakton kriteret për të drejtën për t’u zgjedhur.

PZAP i ka kërkuar KQZ-së që të bëjë certifikimin e listës së kandidatëve të Listës Serbe për komunat ku ka aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

Këtu e keni vendimin e plotë të PZAP-it për Listën Serbe