Nuk ndalet Gjuriq: E quan UÇK-në terroriste, përmend Thaçin e Veselin - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

11/12/2019 7:40

Nuk ndalet Gjuriq: E quan UÇK-në terroriste, përmend Thaçin e Veselin

Ballina

Gazeta Express

11/12/2019 7:40

Ministria e Punëve të Jashtme ka deklaruar se kanë mbledhur materiale të cilat dëshmojnë krimet e Serbisë në luftën e fundit në Kosovë.

E këtë, shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq e ka quajtur frikë të Kosovës dhe paniku se ish-komandantët mund të dënohen.

“Kjo tregon panikun dhe frikën se ish-komandantët terroristë të UÇK-së mund të takohen me ndëshkimin e merituar”, shkruan lajmi.net.

Gjuriq, i cili të shtunën është takuar me Xhelal Sveqlën e Vetëvendosjes, Arban Abrashin e Ardian Gjinin nga LDK e AAK nuk ka kursyer gjuhë për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Ai është shprehur se Kosova ka qëllime të rrezikshme, sipas tij do të fillojë një seri hetimesh kriminale kundër serbëve. Ai madje është shprehur se do të dënohen serbët të cilët kanë kapur armën për të mbrojtur vetën.

“Do të fillojë një seri hetimesh kriminale kundër autorëve të dyshuar të cilët kanë kapur armën për të mbrojtur vetën dhe goditen me akuza të montuara e false. Ata kanë mbrojtur shtëpitë e tyre nga terroistët”, tha ai.

“Është e qartë se Pacolli po punon në koordinim të ngushtë me Kadri Veselin i cili sot në Hagë u intervistua nga Gjykata Speciale”, tha Gjuriq.

Gjuriq nuk e ka lënë pa e përmendur sërish masakrën e Reçakut me gjuhë fyese, ofenduese e mohuese.

“Këto ditë, të gjithë ish-drejtuesit e UÇK-së ishin në Reçak, siç bëri Hashim Thaçi sot, në mënyrë që të rriten në sytë e publikut por kjo nuk do t’i shpëtojë ata nga ligësitë që ia kanë bërë Serbis”, tha Gjuriq.