Nuk kurseu as veten, burri afrohet shumë pranë aligatorit për të shpëtuar 4-vjeçaren - Gazeta Express
string(83) "nuk-kurseu-as-veten-burri-afrohet-shume-prane-aligatorit-per-te-shpetuar-4-vjecaren"

Nuk kurseu as veten, burri afrohet shumë pranë aligatorit për të shpëtuar 4-vjeçaren

Gazeta Express

09/08/2020 23:36

Një baba është konsideruar hero në Florida të SHBA-ve, pasi shpëtoi vajzën e tij 4-vjeçare nga sulmi i një aligatori.

Vajza e Andrew Grande-s ishte duke peshkuar pranë një kanali, kur ai pa një aligator shumë pranë saj. Sapo pa prezencën e zvarranikut, Andrew u vendos menjëherë në lëvizje, vrapoi me shpejtësi mori vajzën dhe hyri brenda shtëpisë së tyre, ku qëndruan të sigurt.

Lexo Edhe:

“Aligatori ishte më i madhi që kemi parë ndonjëherë. Zakonisht ato mbajnë distancën e tyre. Madje askush nuk e di se ata janë atje, por qëllimet e këtij aligatori ishin ndryshe. Aligatori ishte mjaft i gjatë dhe peshonte 270 kilogramë”, u shpreh Andrew.