“Nuk ka viruse këtu”, presidenti bjellorus luan hokej në kohën e pandemisë koronavirus - Gazeta Express
string(83) "nuk-ka-viruse-ketu-presidenti-bjellorus-luan-hokej-ne-kohen-e-pandemise-koronavirus"

Gazeta Express

30/03/2020 9:57

“Nuk ka viruse këtu”, presidenti bjellorus luan hokej në kohën e pandemisë koronavirus

Gazeta Express

30/03/2020 9:57

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, mori pjesë në një ndeshje të hokejit mbi akull në Minsk, duke e shpërfillur plotësisht rrezikun nga pandemia koronavirus, në një kohë kur pothuajse e gjithë bota është ngujuar për ta parandaluar përhapjen e tij.

Në Bjellorusi janë marrë pak masa për ta luftuar koronavirusin, dhe në vend të tyre, qytetarëve u është bërë thirre ta pinë vodka dhe të shkojnë në sauna, raporton Gazet Express.

Lexo Edhe:

Sporti në përgjithësi në gjithë botën është pezulluar për shkak të përhapjes së pandemisë koronavirus, por jo edhe në Bjellorusi, ku edhe futbolli u zhvillua në këtë fundjavë, madje me praninë e tifozëve në stadium.

Bjellorusia s’e ka në plan t’i pezullojë apo anulojë ndeshjet e futbollit

Rreth 40.000 persona kanë vdekur në gjithë botën, ndërsa janë shënuar mbi 720.000 raste me këtë virus.

Lukasheno luajti me ekipin e vet presidencial kundër një ekipi nga rajoni Grodno, madje duke dhënë një asist, dhe tha pas ndeshjes se në vendin e tij nuk ka koronavirus dhe se hokej mbi akull është ilaç kundër virusit.

Deri tani janë shënuar 92 raste me Covid-19 në Bjellorusi, ish-shtetin sovjetik që numëron 9.5 milionë banorë.  /Gazeta Express/