Nuk e harron origjinën, aktori i njohur në Turqi përshëndet Shqipërinë - Gazeta Express
string(69) "nuk-e-harron-origjinen-aktori-i-njohur-ne-turqi-pershendet-shqiperine"

Gazeta Express

27/05/2020 10:55

Nuk e harron origjinën, aktori i njohur në Turqi përshëndet Shqipërinë

Gazeta Express

27/05/2020 10:55

E shohim në telenovela turke, por ai është me origjinë shqiptare. Aktori Xhan Jaman u bë i famshëm në vendin tonë me rolin e “Xhanit” në serialin “Erkenci kus”, ku luan krah aktores Demet Ozdemir.

Me rolin e tij ai fitoi zemrat e të gjithë publikut dhe mori sukses të menjëhershëm edhe në shumë vende të botës.

Lexo Edhe:

Në intervista, Xhan Jaman ka treguar se është me origjinë shqiptare dhe madje e ka vizituar Shqipërinë duke qëndruar një muaj në Tiranë.

Ditën e sotme aktori ka treguar se nuk e ka harruar origjinën e tij dhe ka përshëndetur Shqipërinë.

Ai ka publikuar në Instagram një postim ku shkruhet se “Erkenci kus” do të transmetohet në ekranin shqiptar dhe krahas postimit, Xhan Jaman ka shkruar “Albania”, dhe flamurin kuqezi.

Postimi i aktorit i ka çmendur fansat shqiptarë, të cilët e kanë mbështetur Xhanin prej kohësh.