Nuhiu e Muriçi, në stol për përballjen mes dy klubeve të tyre - Gazeta Express
string(60) "nuhiu-e-murici-ne-stol-per-perballjen-mes-dy-klubeve-te-tyre"

Nuhiu e Muriçi, në stol për përballjen mes dy klubeve të tyre

Gazeta Express

14/12/2019 15:33

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriçi, dhe sulmuesi, Atdhe Nuhiu, kanë mbetur në stol për ndeshjen mes dy klubeve të tyre, në kuadër të Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli.

Nottingham Foresti, ku luan Arijanet Muriçi, do ta presë Sheffield Ëednesdayn, ku luan Atdhe Nuhiu, në orën 16:00 në stadiumin City Groung, në kuadër të xhiros së 22-të të Championshipit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, trajneri i asnjërit skuadër s’ia besoi asnjërit kosovar një vend në formacionin e parë për këtë ndeshje, gjë që ka ndodhur zakonisht gjatë këtij sezoni.

Trajneri Sabri Lamouchi, përveç në disa ndeshje në fillim të sezonit, po ia beson pozitën e portierit të parë Brice Sambas e jo Arijanet Muriçit, për shkak të disa gabimeve që kosovari i kishte bërë në ndeshjet e tij të para.

Në anën tjetër, trajneri Garry Monk kishte filluar javëve të fundit t’i jepte më shumë minuta lojë Atdhe Nuhiu, megjithatë edhe ai do të jetë në stol për fillimin e ndeshjes, me shpresa se do të inkuadrohet gjatë pjesës së dytë. /Gazeta Express/