Novi Sadi mbushet me postera që glorifikojnë terroristët që vdiqën në Banjskë
Lajme
Gazeta Express
27/09/2023 10:48
Në disa lokacione në Novi Sad u shfaqën
postera kushtuar terroristëve serbëve të vrarë në sulmin e së dielës në veri të
Kosovës.
Në posterat e zinj me një foto të manastirit
të Banjskës, shkruhet “Lavdi e përjetshme të gjithë serbëve që ranë në luftën
për liri në këtë vend të shenjtë”.
Përveç këtyre, u ngjitën edhe postera me një
poezi kushtuar të rënëve.
Nuk dihet kush janë autorët e posterave, në to nuk ka nënshkrime të ndonjë partie apo organizate politike. /N1