Noizy paralajmëron album në kohë të koronavirusit - Gazeta Express
string(49) "noizy-paralajmeron-album-ne-kohe-te-koronavirusit"

Gazeta Express

17/03/2020 19:15

Noizy paralajmëron album në kohë të koronavirusit

Gazeta Express

17/03/2020 19:15

Reperi shqiptar Noizy duket se ka ruajtur energjitë e tij për një album

Reperi ishte shumë pak aktiv vitin e kaluar e as në këtë fillimvit.

Lexo Edhe:

Por, si duket ai ka punuar në fshehtësi dhe sot ka paralajmëruar punën në një album të tij të radhës.

“Ka ardh koha per nje album. Kerkoj ndjese qe kam munguar nga projektet e Albumeve si në fillimet tona, por ju premtoj qe ky Album sapo nisi diçka qe me kishte munguar shume. E pamundur te xhiroj klipe në keto kohe, por besoj se do jet me bukur keshtu, Sepse të gjithe mund ta imagjinoni videon në mendjen tuaj, duke degjuar fjalet dhe melodite e seciles kenge”, ka shkruar Noizy.

Ai ka thënë se albumi do të quhet Epoka dhe se ai do të dalë në shitje në platformën spotify.

Pas kësaj ai planifikon që albumin ta lanson edhe në youtube.com, në profilin zyrtar të tij thisisnoizy

Në fund ai ka pyetur fansat se kur do të dëshironin ata që të dilte albumi derisa ka thënë se njëra prej këngëve në album do të jetë e preferuara e tij. /GazetaExpress/