Njoftoi se vdiq, momenti kur burri i vajzës Bond mëson live në intervistë se gruaja ishte ende gjallë - Gazeta Express
string(100) "njoftoi-se-vdiq-momenti-kur-burri-i-vajzes-bond-meson-live-ne-interviste-se-gruaja-ishte-ende-gjalle"

Rozë

Gazeta Express

05/01/2021 12:02

Njoftoi se vdiq, momenti kur burri i vajzës Bond mëson live në intervistë se gruaja ishte ende gjallë

Rozë

Gazeta Express

05/01/2021 12:02

Partneri i Tanya Roberts mësoi se ajo ishte gjallë, gjatë një interviste në TV, më pak se 24 orë pasi ai dhe përfaqësuesi i saj njoftuan që ajo kishte vdekur.

VIDEO/ Njoftoi se vdiq, momenti kur burri i Vajzës Bond mëson live

Lajmi për vdekjen e ish-yllit u botua në të gjithë botën, pasi përfaqësuesi i saj informoi mediat se ajo kishte vdekur në Spitalin Cedars-Sinai në Los Angeles.

Lexo Edhe:

Por në një intervistë emocionuese mëngjesin tjetër, partneri i saj Lance O’Brien u ‘mbyt’ në lot, ndërsa ai mori një telefonatë nga spitali.

“Tani, ti po më thua se ajo është gjallë?”, tha O’Brien, i tronditur.

Duke qarë, ai  tha: ‘Spitali po më thotë se ajo është gjallë. Ata po më thërrasin nga ekipi i kujdesit intensiv. ‘

Pavarësisht nga gëzimi i O’Brien kur mësoi që ishte gjallë, ai që atëherë ka zbuluar se gjendja e saj është “e rëndë”, ajo vuan nga mëlçia dhe veshkave dhe mjekët nuk i kanë dhënë asaj kohë për të jetuar.