Një vështrim mbi Witkoff, të dërguarin e posaçëm amerikan që po udhëton sot drejt Dohas - vlerësohet si "negociator i zgjuar" - Gazeta Express
string(120) "nje-veshtrim-mbi-witkoff-te-derguarin-e-posacem-amerikan-qe-po-udheton-sot-drejt-dohas-vleresohet-si-negociator-i-zgjuar"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2026 11:52

Një vështrim mbi Witkoff, të dërguarin e posaçëm amerikan që po udhëton sot drejt Dohas – vlerësohet si “negociator i zgjuar”

Lajme

Gazeta Express

30/06/2026 11:52

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, po udhëton sot drejt Dohas në Katar, thanë për CNN dy zyrtarë amerikanë, pasi presidenti Donald Trump deklaroi dje se vendi i tij dhe Irani do të takohen sot në këtë qytet.

Witkoff ndihmoi në negociimin e një armëpushimi në Gaza, por gjithashtu është përpjekur, pa sukses, të arrijë përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, pasi është takuar disa herë me presidentin rus Vladimir Putin.

Witkoff, i cili ka qenë më parë partner biznesi i Trumpit, e takon presidentin amerikan pothuajse çdo ditë, shkëmben mesazhe me anëtarët e familjes së Trumpit, ka të drejtën të hyjë pa paralajmërim në Zyrën Ovale dhe gëzon më shumë liri veprimi se pothuajse kushdo tjetër në administratën Trump, thanë burime për CNN vitin e kaluar.

Investitori fillimisht u emërua i dërguar i posaçëm për Lindjen e Mesme, me detyrën për t’u përpjekur t’i jepte fund luftës në Gaza. Por përgjegjësitë e tij tashmë janë zgjeruar përtej këtij mandati.

Një zyrtar nga Lindja e Mesme, i cili ka bashkëpunuar me Witkoff, e vlerësoi atë si një “negociator të zgjuar” dhe tha se qasja e tij për të vepruar i vetëm mund të sjellë “zbatim efikas dhe efektiv të marrëveshjeve”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement