"Konflikti për kositjen e livadhit çoi në vrasjen e hoxhës në Dragash", Policia: Mund të jetë një motiv i tillë - Gazeta Express
string(108) "konflikti-per-kositjen-e-livadhit-coi-ne-vrasjen-e-hoxhes-ne-dragash-policia-mund-te-jete-nje-motiv-i-tille1"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2026 12:26

“Konflikti për kositjen e livadhit çoi në vrasjen e hoxhës në Dragash”, Policia: Mund të jetë një motiv i tillë

Lajme

Gazeta Express

30/06/2026 12:26

Një vrasje e rëndë ndodhi sot në fshatin Zlipotok të Dragashit. Atje u ther për vdekje imami i fshatit, Gazmen Tairovci, ndërsa i dyshuari B.H. pasi u arratis, u kap nga policia. Përveç tij u arrestua edhe babai i tij.

Për këtë ngjarje për “Kosova Live” të T7 folën burime që ishin në njohuri të rastit tragjik.

Sipas tyre, konflikti nisi për të drejtën e kositjes së barit në një tokë që dyshohet se ishte me pronësi të papërcaktuar.

“Dyshohet se problemi nisi për pronën në bjeshkë. Në fakt ajo pronë është e papërcaktuar se e kujt është, e shtetit apo e kujt. Dhe problemi ka nisur tek marrja e drejtës së kositjes se cili ka të drejtë me kositë. Përleshja ka filluar këtu. I dyshuari thuhet se ka goditur viktimën me shumë se 10 herë”, tha ky burim për Kosova Live.

Më pas Policia e Kosovës i tha emisionit se “një motiv i tillë mund të jetë” shkak i vrasjes që ndodhi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement