Ka përfunduar raundi i parë kualifikues në tri garat evropiane, Ligën e Kampionëve, të Evropës dhe të Konferencës.
E ekipet shqiptare treguan paraqitje të dobëta, me vetëm një skuadër që arriti të kalonte raundin e parë, shkruan Gazeta Express.
Ishte ekipi i Partizanit të Tiranës që u kualifikua tutje në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Përkundër eliminimeve nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve të Ballkanit, Strugës dhe Egnatias dhe në Ligën e Evropës të Llapit, këto ekipe së bashku me Partizanin dhe Dritën që është kualifikuar direkt, vazhdojnë garimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Këto janë rezultatet e ekipeve shqiptare në raundin e parë në Evropë:
LIGA E KAMPIONËVE
FC Ballkani 1:2 UE Sana Coloma (2:1), pas penalltive
Raundi i dytë kualifikues në Ligën e Konferencës: Ballkani – Hamrun (Malta)
Struga 1:2 Slovan Bratislava (2:4)
Raundi i dytë kualifikues në Ligën e Konferencës: Struga – Pyunik Yerevan (Armenia)
Egnatia 2:1 Borac Banja Luka (0:1) pas penalltive
Raundi i dytë kualifikues në Ligën e Konferencës: Egnatia – Vikingur Reykjavik (Islande)
LIGA E EVROPËS
KF Llapi 1:2 Wisla Krakow (0:2)
Raundi i dytë kualifikues në Ligën e Konferencës: Llapi – Brondby (Danimarke)
LIGA E KONFERENCËS
Buducnost 3:0 Malisheva (0:1)
Vllaznia 0:4 Valur (2:2)
Shkendija 1:2 Noah (0:2)
Tirana 0:1 Torpedo Kutaisi (1:1)
Marsaxlokk 1:2 Partizani (1:1)