Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin dhe tenton të votojë në emër të gruas së tij, policia nis hetimet - Gazeta Express
string(106) "nje-qytetar-ne-shtime-demton-fletevotimin-dhe-tenton-te-votoje-ne-emer-te-gruas-se-tij-policia-nis-hetimet"

Lajme

Gazeta Express

07/06/2026 12:37

Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin dhe tenton të votojë në emër të gruas së tij, policia nis hetimet

Lajme

Gazeta Express

07/06/2026 12:37

Një qytetar në një shkollë të Shtimes ka dëmtuar fletëvotimin e tij dhe ka tentuar të votojë edhe në emër të bashkëshortes së tij.

Për këtë ngjarje është informuar policia, e cila ka dalë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

 “Rreth orës 12:22 jemi njoftuar nga zyrtarët policorë të angazhuar në një qendrën të votimit në një shkollë në Shtime, se një qytetar ka dëmtuar fletëvotimin e tij dhe ka tentuar të votojë edhe në emër të bashkëshortes së tij. Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit rajonalë, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Për informata dhe zhvillime të tjera lidhur me këtë rast, do të njoftoheni me raport vijues’, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement