Një punëtor vdes pasi ra nga lartësia në Gjakovë - një person po intervistohet - Gazeta Express
string(72) "nje-punetorvdespasibiengalartesie-ne-gjakove-nje-person-po-intervistohet"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 20:39

Një punëtor vdes pasi ra nga lartësia në Gjakovë – një person po intervistohet

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 20:39

Një punëtor dyshohet se ka rënë nga ndërtesa në rrugën ‘Pjetër Bogdan”, në Gjakovë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar, Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Ajo ka thënë se një person është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se një person mashkull, i moshës madhore ka rënë nga një ndërtesë e lartë gjatë kohës sa ishte duke punuar në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë. Njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit. Lidhur me rastin, një person është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, përderisa janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë ajo. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement