Një prone në Drenas iu rrit vlera për 5 milionë euro, dyshohet për parregullësi në dokumentacion - Gazeta Express
string(95) "nje-prone-ne-drenas-iu-rrit-vlera-per-5-milione-euro-dyshohet-per-parregullesi-ne-dokumentacion"

Një prone në Drenas iu rrit vlera për 5 milionë euro, dyshohet për parregullësi në dokumentacion

Gazeta Express

22/11/2020 12:37

Avokati i Përgjithshëm Shtetëror, Sami Istrefi në një intervistë për “Betimi për Drejtësi” ka folur për pronën e ndërmarrjes shoqërore “Drenica” e cila ishte shpronësuar përmes një vendimi në vitin 1996 e të cilës në vitin 2017 kur kishte filluar procesi i shpronësimit iu kishte rritur çmimi për afro 5 milionë euro.

Istrefi ka thënë se pronari i kësaj prone ishte bërë një serb. Sipas tij, në muajin janar të vitit 2017 kishte filluar procesi i shpronësimit, ndërsa në muajin qershor të vitit 2017 kishte filluar të bëhet pagesa për këtë shpronësim.

Lexo Edhe:

“E kemin një rast jashtëzakonisht të ndjeshëm këtu fjala është për një pronë e cila është në Drenas të zona ekomomike përball aty. Aty ka qenë një pronë shoqërore ose siç quhet prona Drenica, më pastaj me një vendim të viti 1996 aty një pronar është bë një qytetar serb është bë pronar me atë vendim në Komunën e Drenasit dhe aty ka hyrë shpronësimi i asaj zone në janar të viti 2017 dhe në qershor të viti 2017 kanë nis procedurat e derdhjes së mjeteve të shpronësimit të gjitha ato”, ka thënë Istrefi në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”.

Avokati i Përgjithshëm Shtetëror tutje ka thënë se çështja e dokumentacionit për shpronësimin e asaj parcele nuk ka qenë në formë të rregullt.

“Dhe këtu menjëherë mjetet e para i janë derdhur këtij personi dhe kur kam ardh unë duke pasur parasysh pasi menjëherë kemi hyrë si subjekt në gjykatë kemi pa që çështja e pronësisë, çështja e gjitha atyre dokumentacionit të shpronësimit për mendimin tim ka qenë jo drejtë. Dhe menjëherë kam nis komunikim me kryetarin Llavdovci me të cilin jashtëzakonisht shumë më ka mbështet që të vendohet në ligjshmëri, pavarësisht se çfarë procedurë gjendjet”, ka thënë Avokati i Përgjithshëm Shtetëror tutje.

Sipas Istrefit kanë filluar procedurat në Gjykatën Themelore, ku kishte fituar pala. Sipas tij, pas ankesës në Apel dhe gjatë shqyrtimin të provave të tjera i kanë dërguar një shkresë zyrtare kryetarit të Komunës së Drenasit ku i kanë kërkuar që të bëhet regjistrimi i pronës në ndërmarrjen “Drenica”.

“Ne menjëherë kemi fillu procedurën në Gjykatën Themelore pala ka fituar këtë të drejt jemi ankuar në Apel dhe në momentin kur gjatë shqyrtimit të provave tjera dhe ne kemi dërgua shkresë zyrtare në Komunë me të cilën kemi kërkuar që të bëhet regjistrimi pronës në ndërmarrjen shoqërore Drenica ashtu siç ka qenë dhe të bëhet çregjistrimi i këtij pronari përshkak se ja rrit vlerën diku afro 5 milionë duke pasur parasysh edhe me mjetet e para”, ka thënë Istrefi.

Sipas tij, kryetari Lladrovci me organet e komunës e kanë bërë çregjistrimin e pronës nga libri kadastral.

“Këtu kryetari Lladrovci me organet e veta e ka nxjerr një vendim të tillë. E ka bërë çregjistrimin në libra kadastral edhe e kemi njoftuar gjykatën e Apelit në çfarë faze gjendet çështja pronësore-juridike”.

Për të parë se sa prej lëndëve janë duke u përfaqësuar në institucionet shtetërore, si në nivel vendi ashtu edhe në arbitrazhin ndërkombëtar, ndiqeni intervistën me Avokatin e Përgjithshëm Shtetëror, Sami Istrefi. /BetimipërDrejtësi