Një muaj që është bërë nënë, Olta Boka poston foton duke shëtitur me vajzën e saj - Gazeta Express
string(80) "nje-muaj-qe-eshte-bere-nene-olta-boka-poston-foton-duke-shetitur-me-vajzen-e-saj"

Një muaj që është bërë nënë, Olta Boka poston foton duke shëtitur me vajzën e saj

Gazeta Express

11/08/2020 12:44

Olta Boka dhe partneri i saj Ivit, djalit i ish-deputetit Shezai Rrokaj, një muaj më parë janë bërë prindër për herë të parë.

Këngëtarja e njohur solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Gaia.

Lexo Edhe:

Olta duket se ka filluar të shijojë edhe xhirot e para me të bijën dhe me siguri ndihet shumë e lumtur për këtë.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale një foto, teksa shihet karroca e bebit. Olta është kujdesur që mos ta zbulojë akoma imazhin e të voglës.

Ajo që bie në sy është që Olta është kthyer shpejt në formë. E veshur në të zezë duket mjaft mirë si një nënë e re.

Screenshot_6.png
1d4a18ffbb669606c307b7321b91f5e2_L.jpg