UEFA ka vendosur që ndeshja në mes të Lincoln Red Imps – FC Prishtina të luhet këtë javë dhe pë këtë ka vënë disa kushte, ku asnjë nga ekipi që kishte udhëtuar më parë në Gjibraltar nuk do të luajë atje
Për këtë FC Prishtina ka marrë dritën e gjelbër nga shumë klube kosovare të cilët kanë huazuar lojtarët te FC Prishtina.
Ndeshja ishte paraparë që të zhvillohej të martën por në testimet e bëra në SYNLAB në Spanjë, tetë lojtarë të Prishtinës rezultuan me COVID-19.
E derisa FC Prishtina nuk e dinte se kur do të zhvillohej ndeshja, të premten apo të shtunën, një media atje ka njoftuar se UEFA ka vendosur që ndeshja të luhet të shtunën.
FC Prishtina tashmë ka nisur ta kompozojë skuadrën e saj me lojtarë nga Feronikeli, Llapi, Trepça’89, Flamurtari, Ballkani, Drenica dhe Vushtrria. /GazetaExpress/