Një ishull, një het-trik, një kujtim i paharrueshëm, reagimi i Muriqit pas fitores - Gazeta Express
string(81) "nje-ishull-nje-het-trik-nje-kujtim-i-paharrueshem-reagimi-i-muriqit-pas-fitores-1"

Sport

Gazeta Express

17/01/2026 21:57

Një ishull, një het-trik, një kujtim i paharrueshëm, reagimi i Muriqit pas fitores

Sport

Gazeta Express

17/01/2026 21:57

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ishte protagonisti kryesor në fitoren e Mallorca-s 3-2 ndaj Athletic Bilbaos në javën e 20-të të La Liga-s, duke realizuar het-trikun e tij të parë me klubin dhe në kampionatin spanjoll.

Pas ndeshjes, Muriqi ndau emocionet e tij në Instagram me postimin:
“Një ishull, një het-trik, një kujtim i paharrueshëm… Territori i Piratëve!”

Het-triku i Muriqit filloi në minutën e pestë pas asistit nga Sergi Darder, vazhdoi me golin e dytë në pjesën e parë për rezultatin 2-1, dhe u përmbyll në minutën e 69-të nga pika e bardhë, duke vendosur rezultatin final 3-2.

Ky sukses historik nuk është vetëm një fitore personale – me këtë performancë, Muriqi u bë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Mallorcës, duke lënë gjurmë të rëndësishme në klubin spanjoll.

Pas ndeshjes, sulmuesi kosovar shprehu mirënjohjen për bashkëlojtarët dhe fansat, duke theksuar emocionin dhe krenarinë për këtë arritje që do të mbahet mend gjatë. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement