Një fermer thotë se u takua me alienë, astronauti thotë se ai flet të vërtetën - Gazeta Express
string(77) "nje-fermer-thote-se-u-takua-me-aliene-astronauti-thote-se-ai-flet-te-verteten"

Mistere

Gazeta Express

16/02/2021 23:04

Një fermer thotë se u takua me alienë, astronauti thotë se ai flet të vërtetën

Mistere

Gazeta Express

16/02/2021 23:04

Fermeri Joe Simonton ka pohuar se ai u vizitua nga UFO-t rreth orës 11 të mëngjesit më 18 prill 1961 dhe se ata i shërbyen atij disa petulla ndërgalaktike.

Z. Simonton, i cili ishte 60 vjeç në atë kohën, pretendon se u vizitua në fermën e tij në lumin lumin Eagle, Wisconsin, SH.B.A. nga një objekt i cili u ul në kopshtin e tij. Ai dëgjoi një zhurmë dhe doli jashtë për të parë se çfarë po ndodh dhe pa një objekt metalik si UFO, raporton Daily Star.

Lexo Edhe:

Z. Simonton tha se objekti nuk prekte tokën dhe u përball me3 alienë të cilit kishin një lartësi prej 1.5 metrash të veshura me rroba të zeza ose blu të kaltër me këmisha dhe helmeta.

Simonton i tha shtypit në atë kohë se ekuipazhi dukej se ishte me “origjinë italiane” dhe rreth 25 ose 30 vjeç.

Njëri nga alienëti i dha një kavanoz metalik me dy doreza dhe i tregon me gjeste se i duhej ujë për të pirë, duke e mbajtur kavanozin në gojë. Si mikpritës i mirë, Simonton pranoi kërkesën dhe shkoi në shtëpinë e tij për të mbushur enën e ujit.

Në një raport i Forcës Ajrore për atë incident shkruhet: Një person nga ekuipazhi i forcave ajrore duke vështruar diskun pa një burrë që po gatuante në një pajisje gatimi pa flakë. “Shefi i kuzhinës”, i cili kishte vija të kuqe në pantallona, ​​i dha Simonton katër petulla të nxehta me diametër rreth 7.5 cm, me vrima të vogla.

Astronomi J Allen Hynek nisi hetimet pas kësaj ngjarje. Ai mori një nga petullat për analiza në Qendrën e Inteligjencës Teknike të Forcave Ajrore dhe zbuloi se ishin bërë nga mielli, sheqeri dhe yndyrat. Nga hetimi i incidentit i quajtur The Ë-Files doli se mielli vinte nga një lloj gruri të panjohur.

Dr Hynek shkroi në raportin e tij: Nuk ka dyshim që kontakti i Z. Simonton me të huajt ishte një përvojë e vërtetë. Vendimi zyrtar i Forcave Ajrore për këtë Incident e etiketoi atë si të pashpjegueshëm. /tvklan.al