Një doktor dhe një punëtore shëndetësore sulmohen nga qentë endacakë në QKUK, kjo është gjendja e tyre - Gazeta Express
string(101) "nje-doktor-dhe-nje-punetore-shendetesore-sulmohen-nga-qente-endacake-ne-qkuk-kjo-eshte-gjendja-e-tyre"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 12:14

Një doktor dhe një punëtore shëndetësore sulmohen nga qentë endacakë në QKUK, kjo është gjendja e tyre

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 12:14

Dy punëtorë shëndetësorë janë sulmuar nga qentë endacakë brenda hapësirave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net drejtori i Klinikës së Emergjencës, Naser Syla, i cili ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një mjek të Klinikës së Pediatrisë dhe një punëtore shëndetësore të Klinikës së Ortopedisë.

“Dy punëtorë shëndetësorë janë sulmuar sot nga qentë endacakë. Njëri është doktor në Klinikën e Pediatrisë dhe tjera është punëtore shëndetësore në Klinikën e Ortopedisë. Gjendja e tyre është stabile dhe janë lëshuar për në shtëpi”, ka deklaruar Syla.

Sipas tij, të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Sulmet nga qentë endacakë në hapësirat e QKUK-së janë raportuar edhe më herët, duke ngritur shqetësime për sigurinë e stafit dhe pacientëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement