Një arsye më shumë për të mos e hequr maskën, rikthehet ndotja ekstreme e ajrit në Prishtinë - Gazeta Express
string(91) "nje-arsye-me-shume-per-te-mos-e-hequr-masken-rikthehet-ndotja-ekstreme-e-ajrit-ne-prishtine"

Një arsye më shumë për të mos e hequr maskën, rikthehet ndotja ekstreme e ajrit në Prishtinë

Gazeta Express

27/10/2020 7:56

Ndryshimi i temperaturave ka sjellë ndryshim të cilësisë së ajrit në kryeqytet, raporton Gazeta Express.

Edhe mëngjesin e ditës së sotme, cilësia e ajrit ka qenë e dëmshme.

Lexo Edhe:

Në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë është i instaluar një monitorues i cilësisë së ajrit për ta matur ndotjen në ajrin e Prishtinës.

Matjet që i bën ky monitorues publikohen çdo një orë në rrjetin social Twitter të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Nga publikimi i këtij monitoruesi në katër orët e fundit ajri vazhdon të jetë i ndotur dhe i pashëndetshëm./GazetaExpress/

Gazeta Express sjell pamje si duket Prishtina sot