Një 77-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Prizren - Gazeta Express
string(54) "nje-77-vjecar-gjendet-i-vdekur-ne-nje-motel-ne-prizren"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2023 22:46

Një 77-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Prizren

Lajme

Gazeta Express

19/03/2023 22:46

Një 77-vjeçar është gjendur i vdekur në një motel në Prizren.

Lajmi për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka treguar se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe vdekja e tij është duke u hetuar

“Pak para orës 12 është raportuar për një person pa shenja jete nga punëtorët e një moteli në Prizren. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është bërë ekzaminimi, ku me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Viktima është një 77 vjeçar. Në bazë të ekzaminimeve nuk ka shenja dhune në trupin e tij”, ka thënë Bytyqi. /Express