Një 43 vjeçar vdes pasi bie nga një objekt në rrugën Ferizaj-Prishtinë, nisin hetimet edhe nga Inspektorati i Punës - Gazeta Express
string(114) "nje-43-vjecar-vdes-pasi-bie-nga-nje-objekt-ne-rrugen-ferizaj-prishtine-nisin-hetimet-edhe-nga-inspektorati-i-punes"

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 18:38

Një 43 vjeçar vdes pasi bie nga një objekt në rrugën Ferizaj-Prishtinë, nisin hetimet edhe nga Inspektorati i Punës

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 18:38

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Gazetën Express se një person ka vdekur si pasojë e rënies nga një objekt derisa ishte duke punuar.

Viktima 43 vjeçare s’kishte arritur që të mbijetonte plagët dhe vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Për këtë rast kanë nisur tashmë hetimet edhe nga Prokuroria dhe Inspektorati i Punës.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj -Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt) derisa ishte duke punuar. Viktima mashkull, 43vjeç,  nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast”, ka thënë Flora Ahmeti për Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement