Nisma për rrëzimin e Qeverisë së Malit të Zi deponohet në Kuvend - Gazeta Express
string(64) "nisma-per-rrezimin-e-qeverise-se-malit-te-zi-deponohet-ne-kuvend"

Nisma për rrëzimin e Qeverisë së Malit të Zi deponohet në Kuvend

Lajme

Gazeta Express

19/01/2022 14:53

Koalicioni e “Zeza mbi të Bardhën”, ka dorëzuar sot në Kuvendin malazez nismën për votëbesimin e Qeverisë.

Kjo iniciativë është nënshkruar nga anëtarët e këtij koalicioni që përbëhet nga Partia Socialdemokrate (SDP), Social Demokratët (SD), Partia Boshnjake (BS), Lista Shqiptare dhe Koalicioni Shqiptar dhe disa anëtarë të partisë demokratike socialiste (DPS), shkruan “Vijesti”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në mesin e nënshkruesve nuk janë deputetët e Malit të Zi Demokratik, të Frontit Demokratik, të Partisë Popullore Socialiste (SNP).

Në një konferencë për media me 17 janar, koalicioni “E zeza mbi tyë bardhën” ka propozuar një model të një qeverie të pakicës.

Kreu i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, që është zëvendëskryeministër aktual i Malit të Zi, tha se nuk do të kishte vend për Frontin Demokratik dhe Partinë Demokratike të Socialistëve.

Në konferencën për media, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka thënë se Qeveria minoritare është mashtruese.