Nisin ethet e “Final 8” të Kupës së Kosovës - Gazeta Express
string(41) "nisin-ethet-e-final-8-te-kupes-se-kosoves"

Nisin ethet e “Final 8” të Kupës së Kosovës

Basketboll

Gazeta Express

03/02/2021 15:55

Sot do të nisin ethet e “Final 8” të Kupës së Kosovës në basketboll, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në fazën çerekfinale pritet të zhvillohen ndeshje interesante, dy prej tyre pikërisht sot.

Rahoveci – Trepça është një ndeshje që po pritet me interesim të madh, me të dyja skuadrat që shpresojnë të kalojnë në gjysmëfinale, ku do të përballeshin me fituesin e ndeshjes tjetër të sotme, Golden Eagle Ylli – Bashkimi.

Therandasit janë e vetmja skuadër që në stinorin pranveror nuk ka pësuar asnjë humbje në elitë, kurse prizrenasit pavarësisht disa luhatjeve synojnë të përfundojnë sa më lartë.

Të gjitha ndeshjet e Final 8 Kupës së Kosovës #VllesaPagesa do të zhvillohen në Suharekë, nga 3 deri më 7 shkurt.

Ndeshjet do të zhvillohen pa shikues, derisa numri maksimal i të pranishmëve në palestër do të jetë 50, duke e respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës. /Gazeta Express/

Orari i “Final 8”

E mërkurë

13:00 Istogu – RC Cola Drita

16:00 Grupi B: Rahoveci – Trepça

18:30 Hapja solemne

19:00 Grupi C: Golden Eagle Ylli – Bashkimi