Edi Rama fut në “Shkollë Verore” deputetët e rinj në PS, nis sot trajnimi - Gazeta Express
string(45) "nis-shkolla-verore-per-deputetet-e-rinj-ne-ps"

Shqiperi

Gazeta Express

20/06/2025 9:51

Edi Rama fut në “Shkollë Verore” deputetët e rinj në PS, nis sot trajnimi

Shqiperi

Gazeta Express

20/06/2025 9:51

Në selinë qendrore të Partisë Socialiste të Shqipërisë ka nisur sot “Shkolla Verore” për deputetët e rinj të kësaj force politike. 53 deputetë që marrin për herë të parë një mandat në Kuvend, përfshirë 9 ministra aktualë, do të kalojnë disa ditë trajnimi intensiv, për t’u njohur me bazat e praktikës legjislative, etikën parlamentare, si dhe të drejtat dhe detyrimet që u garanton Kushtetuta në funksion të përmbushjes së misionit të tyre si ligjvënës.

Ndër të parat që ka mbërritur në selinë rozë ka qenë Zegjine Çaushi, deputetja që doli fituese nga lista e Fierit dhe tërhoqi vëmendjen gjatë fushatës elektorale, përfshirë dhe debatet në distancë me Gazment Bardhin. E pyetur nga gazetarët, Çaushi u shpreh: “S’mund ta quajmë shkollë, thjesht një trajnim. Nuk kemi lektor të preferuar, që nga kryeministri i pari dhe deri te i fundit.”

Në ambjentet e PS ka mbërritur gjithashtu edhe Fatmir Xhafaj, një nga figurat me eksperiencë në këtë forcë politike. Ai theksoi rolin mbështetës që pritet të ketë ndaj kolegëve të rinj, duke deklaruar: “Nuk do të bëj mësim, nuk janë nxënës por kolegët të mi dhe siç ndodh në çdo punë tjetër, dikush që ka një eksperiencë mundohet t’ua transmetojë kolegëve. Kënaqësi që të takoj kolegët e mi që do të ndaj 4 vite në seanca parlamentare.”

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Marjana Koçeku, e njohur më gjerësisht si “Neomalësorja”, e cila me entuziazëm u shpreh: “Është akademi dhe kënaqësi që do të marr pjesë.”