Nis procesi i votimit për dy anëtarë të KGJK-së nga radhët e gjykatave themelore - Gazeta Express
string(80) "nis-procesi-i-votimit-per-dy-anetare-te-kgjk-se-nga-radhet-e-gjykatave-themelore"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2026 14:38

Nis procesi i votimit për dy anëtarë të KGJK-së nga radhët e gjykatave themelore

Lajme

Gazeta Express

23/06/2026 14:38

Pas paraqitjes së vizioneve të kandidatëve për dy pozita për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nga radhët e gjykatave themelore, ka nisur procesi i votimt.

Ndryshe, para fillimit të procesit të votimit, u bë e ditur se numri i gjyqtarëve me të drejtë vote në sallë është 354.

Ndërkaq, në fillim të procedurës së votimit, prezent ishin 290 gjyqtarë, ndërkohë që në sallë hynë edhe disa të tjerë- të cilët do të votojnë në fund të procesit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në garë janë katër kandidatë: Agron Maxhuni, Diora Bajrami, Ilir Bytyqi dhe Valentina Sopjani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement