Tensionet midis Inter Milan dhe Juventus mbeten të larta pas incidenteve të diskutueshme të gjyqtarëve në fitoren 3-2 të “Nerazzurrëve” mbrëmjen e kaluar.
Sipas raportimeve të “TuttoMercatoWeb”, pas ndeshjes, John Elkann, CEO i “Exor” – kompania pronare e Juventusit – kontaktoi Gabriele Gravina për të shprehur pakënaqësinë e Juventusit ndaj arbitrazhit.
Nga perspektiva e “Bianconerëve”, menaxhimi i momenteve kyçe gjatë ndeshjes ishte i papranueshëm, veçanërisht vendimi për t’i dhënë Pierre Kalulu kartonin e dytë të verdhë pas një pretendimi për simulim nga mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni.
Gravina, president i FIGC (Federatës italiane), ka zhvilluar më pas bisedime me shefin e gjyqtarëve, Gianluca Rocchi, për të adresuar incidentet specifike.
Situata zhvillohet në një sfond të paqëndrueshmërisë brenda AIA (Shoqatës së Gjyqtarëve Italianë), e cila po pret vendimin përfundimtar nga Gjykata Federale e Apelit mbi presidentin e saj, Antonio Zappi, i cili ishte suspenduar për 13 muaj në instancën e parë.
Vendimi i apelimit është planifikuar për 18 shkurt, dhe nëse suspensoni do të konfirmohet, AIA mund të vendoset nën administrim të përkohshëm.
Presidenti i FIGC-së, Gravina, ka ngritur gjithashtu shqetësime më të gjera ndaj Rocchi, veçanërisht lidhur me simulimet e përsëritura gjatë Inter – Juventus.
Sipas burimeve të FIGC-së, kjo sjellje rrit rrezikun e gabimeve të gjyqtarëve dhe dëmton imazhin e futbollit italian, raporton “Football Italia”.
Theksi u vu gjithashtu te përfitimet e mundshme të përdorimit më të gjerë të VAR dhe mbështetjes teknologjike në situata me gabime të qarta dhe të dukshme.
Çështja do të vlerësohet përmes kanaleve institucionale përkatëse./GazetaExpress/