Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pjesëmarrjen e tij në Konferencën e 62-të të Sigurisë në Mynih (MSC), e ka përshkruar me “takime të shumta bilaterale dhe biseda të frytshme”.
Për tri ditë sa qëndroi atje, Kurti njofton se pati vetëm një takim me një homolog të tij, bëhet fjalë për Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Për të cilin takim tha se “siguria dhe mbrojtja, bashkëpunimi bilateral, progresi demokratik dhe zhvillimi ekonomik ishin në qendër të bisedimeve”.
Tutje, Kurti njofton për takime me kryediplomatë shtetesh dhe zyrtarë tjerë.
Postimi i plotë:
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...