Nga selitë e partive VV-ja e LDK-ja kalojnë në Kuvend, takohen sot në orën 16:00 - Gazeta Express
string(63) "nga-selite-e-partive-ne-kuvend-vv-e-ldk-takohen-sot-ne-ora-1600"

Gazeta Express

28/11/2019 12:19

Nga selitë e partive VV-ja e LDK-ja kalojnë në Kuvend, takohen sot në orën 16:00

Gazeta Express

28/11/2019 12:19

Liderët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të takohen sot në orën 16:00 në hapësirat e Kuvendit të Kosovës për të folur për koalicionin që mund t’i çojë së bashku në qeveri për katër vjetët e ardhshëm, mëson Gazeta Express.

Burimet kanë konfirmuar se në këtë takim do të marrin pjesë krerët me të lartë të të dy partive, derisa do të flitet për çështje të nivelit politik, për të cilat nuk ishin dakorduar grupet punuese.

Lexo Edhe:

Sipas informatave që ka Gazeta Express gjasat që sot të nënshkruhet koalicioni janë të pakta, megjithatë një gjë e tillë nuk përjashtohet.

Ky takim në mes të LVV-së dhe LDK-së vjen një ditë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Në takimin e fundit që kishin pasur Isa Mustafa dhe Albin Kurti kishin deklaruar se pas certifikimit të rezultateve, brenda një afati prej 72 orësh do të takohen për të diskutuar rreth arritjes së një koalicioni, meqenëse diskutimet në nivel ekspertësh kanë përfunduar. /GazetaExpress/