Në orët e para të mëngjesit të sotëm një automjet luksoz tip BMW është përplasur me barrierat mbrojtëse në zonën e autorizuar vetëm për këmbësorët te Liqeni Artificial i Tiranës.
Makina ka thyer barrierat në “Rrugën e Kosovarëve” dhe është ngjitur në digën e Liqenit e më pas është përplasur me murin anësor. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar.
/Gazeta Express