Nga Londra në Kukës, sekuestrohen pasuritë e familjarëve të bosit të drogës - Gazeta Express
string(74) "nga-londra-ne-kukes-sekuestrohen-pasurite-e-familjareve-te-bosit-te-droges"

Shqiperi

Gazeta Express

17/09/2025 12:37

Nga Londra në Kukës, sekuestrohen pasuritë e familjarëve të bosit të drogës

Shqiperi

Gazeta Express

17/09/2025 12:37

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës ka vendosur konfiskimin e disa pasurive në pronësi të familjarëve të shtetasit F.D., i akuzuar për “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bazë të nenit 287 të Kodit Penal.

F.D., i cili është arrestuar nga Policia Metropolitane e Londrës për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”, rezulton gjithashtu i hetuar nga Agjencia Kombëtare kundër Krimit në Angli (NCA) për “trafik droge” dhe “pastrim parash”.

Pas masës së sekuestrimit të mëparshëm ndaj pasurive të tij, Prokuroria ka konfiskuar edhe pasuritë e familjarëve të tij, konkretisht:

-një pasuri të llojit “njësi” me sipërfaqe 100 m²;

-një pasuri truall me sipërfaqe 64 m² dhe një ndërtesë po me 64 m²;

-si dhe një pasuri tjetër me sipërfaqe 30 m².

Ky vendim vjen si pjesë e masave të ndërmarra nga drejtësia shqiptare për goditjen e pasurive të përfituara nga veprimtaritë kriminale.