Nga Kosova në histori: Muriqi bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Mallorcas! - Gazeta Express
string(89) "nga-kosova-ne-histori-muriqi-behet-golashenuesi-i-dyte-me-i-mire-ne-historine-e-mallorcas"

Sport

Gazeta Express

17/01/2026 16:55

Nga Kosova në histori: Muriqi bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Mallorcas!

Sport

Gazeta Express

17/01/2026 16:55

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij me Mallorcan, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave të klubit në LaLiga.

Me golin e shënuar ndaj Athletic Bilbaos, Muriqi ka tejkaluar ish-sulmuesin venezuelan Juan Arango, duke arritur 46 gola, ndërsa Arango kishte 45.

Golashënuesi më i mirë i Mallorcas mbetet Samuel Eto’o me 54 gola, por sulmuesi kosovar po afrohet me hapa të mëdhenj drejt këtij rekordi.

Ky sukses konfirmon formën e shkëlqyer të Muriqit dhe rolin kyç që ai ka në skuadrën e Mallorcas këtë sezon. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement